Site Meter
Home Shqip English
Kryetari
 

Bardhyl Mahmuti i njohur edhe si Bardhyl Berisha.  

I lindur më 1 shkurt 1960 në Tetovë, rrjedh prej një familje patriotike. Babai i tij, Beqir Berisha ishte Këshilltar i Arsimit për Tetovë dhe Gostivar, i cili në janar të vitit 1969 burgoset për motive politike, në përpjekjet e tij për të hapë paralele të mësimit në gjuhën shqipe. Pas përfundimit të dënimit prej 1 vjet burg dhe diferencimit politik, në shtator të vitit 1972 familja e Bardhylit shpërngulet në Prishtinë.

I edukuar në frymën kombëtare Bardhyli së bashku Rafi Halilin, Bejtulla Ademin, Xhevat Ademin, Xhevat Xhemailin etj. do të themelojnë më 1978 organizatën  “Kushtrimi i Lirisë”.  

Në vitin 1981 si student i Fakultetit të Shkencave Matematiko - Natyrore burgoset për pjesëmarrje në demonstratë dhe mbështetjen haptas të kërkesës “Kosova Republikë”, përmes një interviste televizive. Dënohet më 7 vjet burg.

Pas përfundimit të  dënimit në vitin 1988 riorganizohet në strukturat e LPRK-së (më vonë LPK-së) dhe së bashku me Afrim Zhitinë, Fadil Vatën, Fahri Fazliun, Ramadan Avdiun, Halil Selimin, etj. si dhe bëhen bartës të strukturave të saj. Në nëntor të vitit 1989, i rrezikuar të arrestohet përsëri, në konsultë me organin drejtues vendos të largohet nga vendi dhe kërkoi azil politik në Zvicër. Zvicra i ofroi strehim dhe i mundësoi të vazhdojë studimet. Bardhyli filloi studimet në vitin 1991 në Universitetin e Lausanne-së – në Fakultetin e Shkencave Politike, dhe diplomoi në afat rekord në vitin 1994. Në vitin 1997 magjistroi në këtë fakultet.  

Për shkak të angazhimeve si përfaqësues politik i UÇK-së nuk vazhdoi doktoraturën. U dekorua me “Urdhërin Adem Jashari “ për meritat në udhëheqjen e diplomacisë së UÇK-së. Pas luftës së Kosovës zgjedhet kryetar i Partisë Bashkim Demokratik i Kosovës dhe Ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës. Bashkon forcat me Drejtorinë e Drejtorisë Politike të UÇK-së z.Hashim  Thaçin për themelimin e PDK-së, ku edhe zgjedhet nënkryetar i parë i partisë.

Në mars të vitit 2006, kur partia e Arbër Xhaferit ishte në opozitë, Bardhyl Mahmuti angazhohet në PDSH-ë dhe merr pjesë në fushatën elektorale të saj. Nga kjo parti, e cila pas zgjedhjeve të vitit 2006 futet ne qeveri, vendos të largohet për shkak të mospërmbushjes së premtimeve elektorale në ,,Zgjedhjet e 2006".

Më 29 qershor 2007 Bardhyl Mahmuti bënë publike nisjen e themelimit të Bashkimit Demokratik Shqiptar dhe në Kuvendin themelues të saj më 9 shtator 2007 nga delegatët e Kuvendit zgjedhet kryetar i saj.

Video materiale për jetën dhe veprën e Bardhyl Mahmutit: 

1. Dokumentarin mbi jetën dhe veprën e Bardhyl Mahmutit mund ta shkarkoni në këtë link:
    Kurbeti, plagë e rëndë shqiptare
 

2. Intervistë në KohaVizion pas përfundimit të luftës në Kosovë
    Intervistë KohaVizion

3. Intervistë për Alsat TV pas largimit nga PDSH-ja. Flet për largimin e tij për shkak të mospërmbushjes së   premtimeve elektorale.
    Shkaqet e largimit nga PDSH-ja

Krizat Shqiptare nė Ballkan - ALSAT 17.05.2010
Zgjidhja e statusit te UCK-se
Stop terrorit ne Maqedoni
Ne vend te telegramit
Komunikate - Apel
Interviste ekskluzive INA
 
Rr. V Milladinovi Nr. 161/1200 Tetove, Maqedoni
Tel: + 389 44 346 177 E-mail: info@bdsh.eu
artbeka
 
artbeka
Shqip English Makedonska artbeka