Site Meter
Home Shqip English

Komunikate

Dënimi i tre pjesëtarëve të ish UÇK-së, në mesin e të cilëve edhe Kryetarin e Alternativës Kombëtare, z. Harun Aliun me burgim te përjetshëm, paraqet edhe një aksion në vazhdën e aksioneve të dhunës dhe terrorit antishqiptar përmes të cilave Qeveria e Maqedonisë se bashku me gjyqësinë te komanduar nga vet ajo, tenton të ngjallë revoltë të përmasave të mëdha vetëm e vetëm që destabilizimi eventual i vendit t’u faturohet shqiptarëve.

Aventurat e këtilla të institucioneve shtetërore të ndihmuara nga partitë politike shqiptare bashkëqeverisëse, dëshmojnë se politika dominante e institucioneve shtetërore të Maqedonisë konsiston në humbjen e gjurmëve të vërteta apo paraqitja e tyre nga perspektiva që u konvenon.

Të vetëdijshëm se hetuesia maqedonase përdor të gjitha mjetet e dhunës kundër të akuzuarve për vrasjen e policit Markovski, Bashkimi Demokratik Shqiptar kërkon nga partneri shqiptar i koalicionit (BDI) të rikujtoje deklaratat e gjoja garantimit të procesit të drejtë gjyqësor. Në rast se burgimi i përjetshëm paraqet garantim të procesit të drejtë gjyqësor, atëherë shqiptarët nuk kanë nevojë për garanca dhe mbrojtje të tilla.

Në të gjitha raportet e institucioneve ndërkombëtare, qofshin politike, qofshin të karakterit për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut dënohet dhuna që autoritetet e Shkupit përdorin gjatë hetuesisë. Megjithatë, të gjitha rastet e hetuesisë kundër shqiptarëve rezultojnë me detyrimin e pranimit të veprave që nuk i kanë bërë dhe dënimit të tyre me dënime marramendëse deri ne burgime të përjetshme.

Të rikujtojmë opinionin e gjërë se në rastin e vrasjes së policit Markoski pikërisht këto institucione kompetente relevante ndërmorën aksionin në Araçinë dhe mbajtën peng këtë fshat gjoja për njërin nga të dyshuarit në atë kohë, të ndjerin Naser Nebiu i cili u vra nën pretekstin se i njëjti është përfshirë në këtë vrasje, pa asnjë lloj hetimi.  Edhe sa alibi të tjera do të kenë patrullat paramilitare policore për të arsyetuar intervenimet e ngjashme tek popullata shqiptare dhe sa alibi krijojnë gjykatat gjoja për efikasitetin e tyre duke dënuar me burgim të përjetshëm individë të cilët sipas të gjitha të dhënave nuk kanë vend për aktakuzë dhe të njëjtat duhet të hidhen.

Bashkimi Demokratik Shqiptar alarmon institucionet ndërkombëtare prezent në Maqedoni që të reagojnë me kohë dhe energjikisht kundër dhunës permanente që ushtrojnë institucionet shtetërore kundër shqiptarëve dhe përsëritjen e procesit gjyqësor nën vëzhgim të institucioneve ndërkombëtare.

Në të njëjtën kohë kërkojmë nga institucionet ndërkombëtarë dhe në veçanti nga OSBE-ja që të sensibilizojnë institucionet demokratike në botë për domosdoshmërinë e krijimit të një komisioni të pavarur ndërkombëtarë për të hetuar të gjitha rastet e proceseve gjyqësore të montuara në Maqedoni dhe të lirohen të gjithë njerëzit që mbahen padrejtësisht nëpër burgjet e Maqedonisë.

Pa lirimin e të gjithë të pafajshmëve, pa dëmshpërblimin e njerëzve që vuajnë padrejtësisht nëpër burgje dhe pa ndërprerjen e montimit të proceseve gjyqësore rruga e Maqedonisë drejtë institucioneve demokratike euro-atlantike përfundon në qorrsokak!

Bashkimi Demokratik Shqiptar
Bardhyl Mahmuti
Kryetar
05 Shkurt 2010

Shpėrndaj
Krizat Shqiptare nė Ballkan - ALSAT 17.05.2010
Zgjidhja e statusit te UCK-se
Stop terrorit ne Maqedoni
Ne vend te telegramit
Komunikate - Apel
Interviste ekskluzive INA
 
Rr. V Milladinovi Nr. 161/1200 Tetove, Maqedoni
Tel: + 389 44 346 177 E-mail: info@bdsh.eu
artbeka
 
artbeka
Shqip English Makedonska artbeka