KIM MEHMETI
Ēerekhėna dhe kryqi janė fole tė shqiponjėsMe ardhjen në pushtet të VMRO-DPMNE-së dhe PDSH-së, në vitin 1998, filloi pyllëzimi i Maqedonisë me kryqe dhe kisha ortodokse, me çka, kësaj balte iu shtua edhe gara ndër-religjioze. Thuajse nuk i mjaftonin mosmarrëveshjet ndëretnike, ndaj dhe Maqedonia trilloi edhe luftën mes çerekhënës, e cila gjoja rrezikonte kryqin ortodoks. Kështu, Maqedonia donte të keqpërdorte gatishmërinë globale pas ngjarjeve të shtatorit në Nju Jork, dhe shqiptarët e këtushëm t‘i vendosë aty ku nuk e kanë vendin.