Strategjia e ”pyllëzimit të Maqedonisë me kryqe ortodokse”, si strategji në fuksion të interpretimit ideologjik të së tashmes, dëshmon se lufta për identitet në Maqedoni ka marrë tiparet e luftës mesjetare.
Vendimi i Qeverisë VMRO-PDSH për të ndërtuar një kishë ortodokse mbi vendin e shtëpisë së lindjes së Nënës Terezë, është edhe një provokacion i rëndë në vazhdën e provokimeve të përditshme antishqipare në Maqedoni.
Bashkimi Demokratik Shqiptar dënon fuqishëm këtë vendim që është në kundërshtim të plotë me frymën e tolerancës ndëretnike, ndërfetare dhe ndërkulturore. Ftojmë të gjitha forcat politke dhe organizatat jopartiake, të cilat nuk pajtohen me këtë vendim të qeverisë, që së bashku të hartojmë strategjinë e ndërkombëtarizimit të problemeve të kësaj natyre, si e vetmja rrugë për t’i imponuar qeverisë së Maqedonisë ndërprerjen e kësaj politike etnocidale.
Kryetar i Bashkimit Demokratik Shqiptar
Bardhyl Mahmuti Tetovë 29 Janar 2008